E bujshme/ Një talent shqiptar në provë te Mançesteri i Zhoze Murinjos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 10:08

E bujshme/ Një talent shqiptar në provë te Mançesteri i Zhoze Murinjos

Mançester Junajtid është hedhur në sulm për të transferuar 14-vjeçarin me origjinë shqiptare, Rines Arifi. Mesfushori kosovar që luan në Suedi ka arritur të tërheqë vëmendjen e skuadrave të mëdha dhe “djajtë” kanë avantazh ndaj të tjerëve. Arifi ka idhull portugezin Ronaldo.

Arifi

“Është një ndjenjë e bukur! Jam shumë i kënaqur! Mançesteri është ekipi im i zemrës dhe e ndjek që kur isha i vogël. Idhulli im është Ronaldo”, tha Arifi. Edhe i ati i tij, Hajriz, ka folur për këtë mundësi të artë. “Është mrekulli! Ai e pëlqen shumë futbollin dhe ka luajtur që kur ishte 6 vjeç. Nuk humb asnjë stërvitje”, tregoi babai i talentit.

arifi dhe murinjo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"