E BUJSHME! Një lojtar i kombëtares së basketbollit firmos për Partizanin e Beogradit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 0:02

E BUJSHME! Një lojtar i kombëtares së basketbollit firmos për Partizanin e Beogradit

Sezoni 2021-2022 në basketboll do të hyjë në histori, pasi në këtë edicion, një basketbollist i përfaqësueses shqiptare, do të luajë për ekipin e Partizanit të Beogradit!

dallas mur

Dallas Mur, amerikani i natyralizuar si shqiptar që nga viti 2018, ka firmosur me ekipin e basketbollit të Partizanit të Beogradit dhe do të luajë me të në kampionatin serb si dhe në arenën ndërkombëtare, për të synuar një trofe që padyshim do të ishte historikl, ashtu si në fakt është edhe thjesht aktivizimi i tij me këtë klub.

Mur ka veshur fanellën e Shqipërisë në eliminatoret e Europianit duke shkëlqyer si një organizator në grupin kualifikues të kuqezinjve në ndeshjet ndaj Danimarkës e Bjellorusisë në vitin 2019. Por për arsye të ndryshme, përfshirë edhe problemet me udhëtimet apo me COVID, ai nuk iu bashkua Shqipërisë në edicionin e fundit, ndonëse vazhdon të mbajë pasaportën shqiptare e mund ta bëjë një gjë të tillë në të ardhmen.

dallas mur 2

Pas eksperiencave në Itali e Francë, në sezonin e fundit ai luajti në Kinë, por vendosi që të kthej përsëri në Europë dhe tashmë kërkon suksesin me një klub si Partizani i Beogradit, i cili synon t’u kthehet viteve të lavdishme. Tani mbetet të shihet si do të reagojnë tifozët e këtij klubi kur të mësojnë se organizatori i tyre i ri në të vërtetë është shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"