E bujshme nga Turqia/ Shkëndija kërkon 800 mijë euro për talentin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 18:28

E bujshme nga Turqia/ Shkëndija kërkon 800 mijë euro për talentin shqiptar

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat turke. Bëhet fjalë për talentin e Shkëndijës së Tetovës, Dashamir Elezi, i cili së fundmi ka përfunduar në radarët e skuadrës turke të Gaziantepspor, që militon në elitën e futbollit të Turqisë.

Screenshot_4-2

Drejtuesit e Gaziantepspor, kanë mbetur të mahnitur nga cilësitë e sulmuesit 17-vjeçar Elezi, duke ofruar 400 mijë euro për të afruar pranë gjirit të skuadrës talentin shqiptar, që është pjesë e Maqedonisë së Veriut U-19.

Elezi

Por mësohet se për të lënë të lirë sulmuesin Shkëndija kërkon 800 mijë euro, pra dyfishin e shumës së ofruar nga turqit.  Vlen të theksohet fakti se Elezi është përzgjedhur nga UEFA, si një nga 50 lojtarët e rinj më premtues në Europë. Pritet që në ditët të vijim të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e Elezit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"