E bujshme nga Turqia, Beshiktashi pranë akordit me talentin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 18:02

E bujshme nga Turqia, Beshiktashi pranë akordit me talentin shqiptar

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në mediat turke. Bëhet fjalë për talentin e Prishtinës, Naxhi Berisha, i cili ka përfunduar në radarët e klubit prestigjioz të Beshiktashit. Sipas “Fanatik”, talenti shqiptar i Kosovës, po kërkohet me ngulm nga drejtuesit e klubit bardhezi.

berisha-780x439

Berisha ka lënë mbresa të mira, te moshat e Prishtinës, duke zgjuar interesin e drejtuesve të Beshiktashit.

besiktas

Sipas portalit turk, palët janë në bisedime të mbara, teksa në ditët në vijim pritet të arrihet akordi përfundimtar. Për talentin 17-vjeçar, janë interesuar edhe disa klube belge dhe holandeze. Berisha luan për grupmoshat U-19 të Kosovës, teksa e ardhmja e tij pritet të jetë tepër e ndritur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"