E bujshme nga Turqia, 2 ekipe të Superligës në “luftë” për Selmanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 0:14

E bujshme nga Turqia, 2 ekipe të Superligës në “luftë” për Selmanin

Edhe në këto ditë të vështira, ku futbolli është pezulluar për shkak të Koronavirusit, nuk mungojnë interesimet në merkato. Së fundmi mediat turke kanë bërë me dije se për portierin e Kombëtares, i cili aktivizohet në ligën e parë me skudrën e Menemenspor, interesohen 2 skuadrat e Superligës turke. Bëhet fjalë për Koniasporin dhe Kasimpasha.

selmani-turqi

Kujtojmë që Selmani u transferua këtë sezon nga skuadra e Laccit drejt Menemenspor. Gardiani shqiptar po kalon një formë të shkëlqyer te kjo skuadër, teksa ka tërhequr vëmendjen e 2 klubeve të Superligës.

Selmani

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"