E bujshme nga Spanja, PSG bën gati pagën faraonike për yllin e sulmit të Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2022 | 19:26

E bujshme nga Spanja, PSG bën gati pagën faraonike për yllin e sulmit të Realit

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Spanja, ku PSG ka bërë gati një ofertë joshëse për yllin e Realit të Madridit, Vinicius Zhunior.

VIniciusJr - cropped

Klubi francez i ka ofruar 39 milionë euro në vit sulmuesit brazilian, duke i kërkuar atij që të mos rinovojë me kampionët e Europës.

Vinicius gjithashtu ka refuzuar për të dëgjuar ofertat nga Anglia, pasi ka zgjedhur që të qëndrojë te Reali, por paga faraonike e ofruar nga PSG mund ta bëjë atë që të ndryshojë mendje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"