E bujshme nga Spanja, Laporta po tenton kthimin e Pep Guardiolës te Barça

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 17:05

E bujshme nga Spanja, Laporta po tenton kthimin e Pep Guardiolës te Barça

Pep Guardiola te Barcelona! Kjo është ëndrra e çdo tifozi katalanas që ka parë një herë se si ish-mesfushori ndërtoi një nga ekipet më spektakolare të futbollit të dekadave të fundit në eksperiencën e tij të parë në pankinë në “Kamp Nou”. Me sa duket, Joan Laporta po përpiqet që këtë ëndërr ta bëjë realitet.

pep-guardiola-champions-league-barcelona_3802147

Kriza në klub është e dukshme dhe për të ngjallur disi atmosferën pas kaosit financiar, mungesës së rezultateve dhe largimit të Mesit, duhet një goditje e madhe. Laporta mendon se kthimi i Guardiolës është pikërisht “ilaçi” i duhur për të kthyer përsëri entuziazmin në Katalonjë dhe sipas “El Nacional” ka kontaktuar teknikun.

Nëse Guardiola nuk do të dëshironte të bëhej trajner, atëherë ai do të kishte mundësinë të zgjidhte një detyrë në stafin e katalanasve, si këshilltar i presidentit apo drejtor sportiv, për të ndërtuar nga e para një klub i cili duket sikur është shumë vite larg atij që la trajneri kur u largua më shumë se një dekadë më parë.

Kontrata e Guardiolës me Mançester Sitin përfundon në vitin 2023 dhe trajneri ka bërë të qartë se nuk do të rinovojë marrëveshjen. Por Laporta shpreson që trajneri të largohet nga Anglia një vit më parë, që në verën e ardhshme, për t’u kthyer në klubin ku mori famë si lojtar e si trajner.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"