E bujshme nga Spanja, gjigandi anglez arrin marrëveshjen për transferimin e Donarumës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:37

E bujshme nga Spanja, gjigandi anglez arrin marrëveshjen për transferimin e Donarumës

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, ku thuhet se skuadra angleze e Mançester Junajtid ka arritur marrëveshjen për transferimin e portierit të Milanit, Xhanluixhi Donaruma në fund të sezonit.

donaruma-RAIOLA

“Todo Fichajes” raporton se drejtuesit e Junajtid kanë mbyllur marrëveshjen me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, për ta afruar atë në “Old Trafford”.

Anglezët kanë vendosur të largojnë David De Gean në merkaton e verës dhe kanë vendosur që ta zëvendësojnë me portierin italian, i cili përveç të tashmes premton shumë edhe për të ardhmen. Donaruma do të kalonte te Juanjtid me parametra zero, pasi në fund të sezonit i përfundon kontrata me Milanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"