E bujshme nga Spanja, futbollisti shqiptar drejt transferimit në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 22:01

E bujshme nga Spanja, futbollisti shqiptar drejt transferimit në Serinë A

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle. E ardhmja e futbollistit me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, dukët larg La Ligës.

auto_bardhi21642794967

Sipas “Superdeporti.es”, 26-vjeçari, mund të largohet nga Levante, për t’u transferuar në kampionatin italian. Torino dhe Milan mbeten 2 opsionet ku Bardhi mund të vazhdojë të ardhmen e tij.

Shqiptari, i cili aktivizohet me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, është një ndër lojtarët më të spikatur te Levante, teksa kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni.

Ka edhe skuadra angleze të interesuara për Bardhin. Një ndër to është edhe Fulhemi që militon në Championship. Shqiptari i Maqedonisë së Veriut ka tri gola e dy asistime në 16 paraqitje në edicionin aktual.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"