E bujshme nga Rumania, Elis Bakaj pranë rikthimit te… Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 19:35

E bujshme nga Rumania, Elis Bakaj pranë rikthimit te… Dinamo

Elis Bakaj mund te rikthehet te Dinamo e Bukureshtit. Këto janë zhvillimet e fundit që vijnë nga Rumania. Sipas “digisport.ro”, sulmuesi 34-vjeçar është pa kontratë, teksa është në listën e dëshirave të klubit historik rumun.

BAKAJ5

Kjo gjë u pohua edhe nga administrator i Dinamos, IulioMuresan, në një prononcim për “PlaySport.ro”. Mësohet se Bakaj është duke kaluar së fundmi pushimet në Rumani, për shkak se edhe bashkëshortja e tij është rumune, teksa po mendon seriozisht rikthimin te klubi nga Bukureshti, pas plot 10 vitesh. Shqiptari është aktivizuar me Dinamon në sezonin 2011-2012.

Së fundmi Bakaj ishte pjesë e Rukh Brest në Bjellorusi. Një dëmtim i rëndë, bëri që 34-vjeçari të qëndronte gjatë jashtë fushave të blerta sezonin e kaluar, duke humbur disi shkëlqimin në kampionatin bjellorus.

Elis Bakaj mund të jetë një opsion për Dinamon. Po shikojmë së bashku me trajnerin, për të zgjedhur lojtarët e duhur. Bakaj është gjithashtu në listën tonë. Është lojtar i mire”, u shpreh administrator i Dinamos së Bukureshtit, Iuliu Muresan.

Në lidhje me këtë transferim të mundshëm, foli edhe vetë shqiptari, që për “PlaySport.ro”, deklaroi:

“ Kam biseduar me dikë te Dinamo, por nuk ka qenë asgjë konkrete, vetëm fjalë. E di që kjo nuk është një kohë e mirë. Nëse do të më kishit pyetur 10 vjet më parë nëse do të vija te Dinamo, në një pozicion të ngjashëm, nuk do të kisha ardhur. Tani do të vija, jam 34-vjeç, kam përvojë dhe e di si mund t’i menaxhoj situatat. Mendoj se mund ta ndihmoj Dinamon, ndihem shumë mirë fizikisht.

Është turp kjo që ndodh te Dinamo. Të gjithë duan që Dinamo të jetë aty ku ka qenë më parë, jo vetëm tifozët e skuadrës. Njerëzit duan ekipe me traditë, duan Steauan, duan Dinamon, duan Rapidin”, deklaroi Bakaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"