E bujshme nga Kosova, Prishtina merr Besart Berishën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 20:04

E bujshme nga Kosova, Prishtina merr Besart Berishën

Sulmuesi i njohur shqiptar, Besart Berisha, është pranë rikthimit si futbollist në Kosovë aty ku skuadra e Prishtinës ka bërë hap konkret për afrimin e 36-vjeçarit.

Besart Berisha

Sipas mediave kosovare, Prishtina është shumë afër goditjes së madhe, ku një bomber si Berisha do të sillte një lumë me gola në kampionatin kosovar.

36- vjeçari mbylli karrierën futbollistike në Australi, ku për 10 vite shënoi plot 157 gola duke thyer edhe rekordin si golashënuesi më i mirë në Australi, ndërsa tani është futbollist i lirë dhe në pritje të një oferte të mirë. Për kampionët në fuqi të Kosovës është një goditje e madhe për sulmin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"