E bujshme nga Kosova/ Daja dhe Nexhipi “piketojnë” ish-bomberin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 15:04

E bujshme nga Kosova/ Daja dhe Nexhipi “piketojnë” ish-bomberin e Kukësit

Kampionët e Ballkanit, janë duke menduar fuqishëm për merkaton. Ish-bomberi i Kukësit, Patrik Eze, ka përfunduar në listën e dëshirave të drejtorit sportive Nderim Nexhpi dhe trajnerit Ilir Daja.

PATRIK EZE

Sulmuesi Nigerian, me shumë gjasa do t’i bashkohet klubit nga Suharekave, sipas raportimeve të fundit që vijnë nga mediat kosovare.

Aktualisht Eze është futbollist i lirë, pasi ka mbyllur bashkëpunimin me klubin nga Katari, Al-Alhi Sc. Vlen të theksohet se nigeriani është një njohje e vjetër e drejtorit Nexhipi, i cili ka punuar me Ezenë, kur ky i fundit ishte pjesë e Kukësit.

Në media ditë më parë është raportuar se sulmuesit Dilivio Hofman dhe Theofilus Solomon pritet të largohet nga Ballkani, dhe kësisoj “portokallinjtë” pritet të transferojnë 29-vjeçarin Eze, i cili ka një karrierë shumë të pasur, pasi në të kaluarën është aktivizuar në Nigeri, Serbi, Arabi, Turqi, Shqipëri dhe Katar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"