E bujshme nga Italia, Totenhem ka pranuar ofertën e Interit. Ja prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 22:10

E bujshme nga Italia, Totenhem ka pranuar ofertën e Interit. Ja prapaskenat

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane minutat e fundit. Bëhet fjalë për mesfushorin danez Eriksen. Sipas gazetarit të “Gazzetta dello Sport”, Nikolo Shira, klubi londinez ka pranuar ofertën e Interit, teksa raportohet se palët kanë arritur akordin paraprak.

Eriksen

Gjithmonë referuar mediave italiane, Interi do të paguajë 15 milionë euro plus 5 bonuse për shërbimet e mesfushorit. Marrëveshja u arrit pas 1 ore konference nëpërmjet video call-it. Për sa i përket kontratës, ajo do të jetë 4 vjeçare, pra deri në vitin 2024.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"