E bujshme nga Italia/ Rei Manaj drejt rikthimit në Serinë A, ja klubi që e kërkon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 23:55

E bujshme nga Italia/ Rei Manaj drejt rikthimit në Serinë A, ja klubi që e kërkon

Rei Manaj duket shumë pranë rikthimit në Itali. Për sulmuesin lushnjar, i cili është pjesë e Barcelonës B në ligën e tretë në Spanjë, së fundmi kanë shprehur interes 2 klube italiane. Bëhet fjalë për Krotonen që militon në Serinë A dhe Peskara që bën pjesë në Serinë B. Lajmi bëhet publik nga eksperti i merkatos Xhanluka Di Marcio.

manaj

Pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja për sa i përket të ardhmes së Manajt. Kujtojmë që shqiptari në të kaluarën ka qenë pjesë e Kremonezes, Interit, Peskarës dhe Pisës në Itali. Një rikthim në Serinë A do të ishte ideal për  23-vjeçarin, i cili kërkon të shpalosë aftësitë e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"