E bujshme nga Italia, Juventusi është gati t’i rrëmbejë Kesin Barcelonës. Por milanistët tani ëndërrojnë kthimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 9:42

E bujshme nga Italia, Juventusi është gati t’i rrëmbejë Kesin Barcelonës. Por milanistët tani ëndërrojnë kthimin

Frank Kesi mund të bëhet një lojtar i lirë nëse e dëshiron duke filluar që nga dita e shtunë. Kontrata e tij me Barcelonën ka një afat regjistrimi në La Liga dhe nëse ai nuk përmbushet, lojtari ikën si futbollist i lirë.

kesd

Një situatë e cila ka bërë që shumë klube të kthejnë përsëri sytë nga mesfushori i cili u largua nga Milani gjatë merkatos së verës, për të përfituar dhe për ta afruar në momentet e fundit. Sipas “Corriere Della Sera”, Juventusi është një nga klubet që mund ta mendojë këtë alternativë dhe pret të shtunën për të mësuar fatin e lojtarit nga Bregu i Fildishtë.

Alegri kërkon përforcime në mesfushë edhe për shkak të mungesës së Pogba dhe Kesi do të ishte “qershia mbi tortë” e një merkatoje mjaft të mirë të bardhezinjve gjatë kësaj vere. Një lajm i cili sigurisht do të ndizte situatën në Serinë A ku lojtari u bë një emër shumë i njohur falë viteve të tij me fanellën e Milanit.

Pikërisht tifozët e Milanit janë ata të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me postimet e tyre duke ëndërruar një kthim të bujshëm. Në situatë krize dhe me kohën e papërshtatshme për të nisur nga e para negociatat me një klub të ri, për Kesi ndoshta një prapakthehu do të ishte zgjidhja ideale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"