E bujshme nga Italia, Juventus dhe Junajtid gati për shkëmbimin e madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 16:31

E bujshme nga Italia, Juventus dhe Junajtid gati për shkëmbimin e madh

Skuadra e Mançester Junajtidit kërkon që ta zgjidhë sa më shpejt çështjen “Pol Pogba”. Për lojtarin francez janë të shumta fjalët e merkatos në lidhje me një largim nga “djajtë e kuq” në drejtim të Barcelonë. Skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde e ka shprehur haptazi interesimin për kampionin e botës i cili është këshilluar edhe nga lojtarët e ekipit.

murinjo pogba

Por sipas asaj që bën me dije “Calciomercato” skuadra e Mançestet Junajtidit do të mundohet të përdorë në mënyrën më të mirë francezin Pogba.

alegri dibala

Sipas italianëve, thuhet se anglezët i kanë propozuar skuadrës së Juventusit një shkëmbim me Paulo Dibalën, duke u nisur nga marrëdhëniet jo të mira midis lojtarit dhe Alegrit, por edhe për shkak të interesimit që kanë pasur së fundmi nga bardhezinjtë për Pogban.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"