E bujshme nga Italia, ish-sulmuesin e Kukësit e kërkon Lacio dhe Torino

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 12:50

E bujshme nga Italia, ish-sulmuesin e Kukësit e kërkon Lacio dhe Torino

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Bëhet fjale për sulmuesin Mirlin Daku. Sipas “Calciomercato.it”, bomberi kosovar, i cili ka realizuar 15 gola në 8 ndeshje me skuadrën e  Ballkanit, ka përfunduar në radarët e Lacios dhe Torinos.

DAKU

Statistikat e frikshme të ish-sulmuesit të Kukësit, i cili u largua si dështim nga verilindorët, duket se kanë joshur 2 klubet e rëndësishme italiane, të cilat e shikojnë Dakun si një alternativë të mundshme në merkaton e janarit.

mirlind daku

Kujtojmë që në të kaluarën, përveç kampionatit kosovar dhe atij shqiptar, 22-vjeçari nga Gjilani, ka provuar edhe një eksperiencë në Kroaci në radhët e Osijekut, por nuk mundi të lërë gjurmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"