E bujshme nga Italia, drejtori i “Juventusit” vjen tek… Kamza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2018 | 20:27

E bujshme nga Italia, drejtori i “Juventusit” vjen tek… Kamza

Një lajm me bujë është publikuar ditën e sotme nga portali i gazetarit të njohur italian, “gianlucadimarzio.com”, ku bëhet fjalë për drejtorin e ri të përgjithshëm tek Kamza. Fabio Kordela, një sipërmarrës italian, i cili më parë ka qenë drejtor sportiv edhe i disa klubeve të tjera, si Honved Budapest në Hungari, apo edhe drejtor i klubit të Juventusit, përgjegjës për zonën Amerikano-Jugore, do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm te Kamza.

fabio kordela

Kordela ka një kohë që nuk është më pjesë e futbollit, ndërsa nga futbolli, ai ka kaluar edhe te biznesi i verës, ku ka një kantinë të tijën. Siç bëhet me dije, Kordela do të prezantohet në 20 nëntor tek ekipi i Kamzës, si drejtor i klubit.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"