E bujshme nga Italia/ Dinamo mendon për të ardhmen, ish-drejtori i Lacios pranë akordit me kryeqytetasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2020 | 20:01

E bujshme nga Italia/ Dinamo mendon për të ardhmen, ish-drejtori i Lacios pranë akordit me kryeqytetasit

Dinamo po merr fytyrë italiane këtë sezon.

lucarelligiulio

Presidenti Marko Pontreli po mendon të ristrukturojë organet e klubit të dytë më të suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar duke propozuar Xhulio Lukarelin si drejtorin e ri të akademisë dinamovite.

Mediat italiane aludojnë se ish-drejtori i sektorit të të rinjve në Trastevere, Savios dhe Lacios pritet të vijë në kryeqytetin shqiptar për të marrë frenat e akademisë së Dinamos.

18-herë kampionët e Shqipërisë po shkojnë drejt ndryshimeve rrënjësore për t’u rikthyer sërish në elitën e futbollit shqiptar, ku mungojnë prej 7 vitesh.

DINAMO
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"