E bujshme nga Italia/ Dështuan të blinin aksionet e Milanit, arabët dhe amerikanët vihen në ndjekje të Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2022 | 14:48

E bujshme nga Italia/ Dështuan të blinin aksionet e Milanit, arabët dhe amerikanët vihen në ndjekje të Interit

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Italia mëngjesin e sotëm, ku theksohet se klubi i Interit kërkohet të blihet nga fondet arabe ose ato amerikane.

INTER 5

Të paktën kështu shprehte “La Repubblica”, e cila në faqen e parë të gazetës shkruan: “Surprizë nga Interi, fondet arabe dhe amerikane kërkojnë ta blejnë”.

Gjithashtu më tej ato theksojnë se fondacionet që kërkojnë të blejnë aksionet e klubit zikaltër janë pikërisht ato që tentuan të blinin Milanin. “Investcorp” dhe “ARES Capital” kërkojnë që të arrijnë marrëveshjen për aksionet e një klubi italian dhe në krye qëndron Interi, pas dështimit me kampionët në fuqi, aksionet e të cilëve u shitën te “RedBird”.

Më poshtë thuhet se dy opsionet e tjera në Serinë A për këto dy fondacione janë Napoli dhe Fiorentina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"