E bujshme nga Italia, Berluskoni dhe Galiani piketojnë futbollistin e Kombëtares shqiptare për projektin e madh të Monzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2020 | 22:36

E bujshme nga Italia, Berluskoni dhe Galiani piketojnë futbollistin e Kombëtares shqiptare për projektin e madh të Monzës

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për klubi e Monzës që është në pronësi të dyshes Berluskoni-Galiani. Drejtuesit janë duke projektuar afrimet e bujshme në merkato, për të ndërtuar një skuadër dinjitoze në Serinë A. Mes emrave të shumtë që janë duke qarkulluar në media, është edhe ai i mesfushorit të Kombëtares, Emanuele Ndoji.

EMANUELE-NDOJ-TALENTS-HUNTER

Shqiptari është pjesë e Breshas, ndërkohë që sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, Ndoji pëlqehet shumë nga drejtuesit e Monzës, ku së bashku me sulmuesin Alfredo Donaruma, mund të transferohen të skuadra e re, e cila ka objektiva madhore në të ardhmen. Ndoji është vetëm 23-vjeç dhe bën pjesën në mesfushorët me prespektivë për të ardhmen.

Ndoji

Fakti që Bresha shumë shpejt do të bjerë nga kategoria, mund ta detyrojë Ndojin të pranojë ofertën e Monzës, për të ndjekur këtë projekt të ri me në në krye dyshen Berluskoni-Galiani si dhe pa harruar trajnerin Kristian Broki.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"