E bujshme nga Anglia, Pep Guardiola i “shkel syrin” Milot Rashicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2020 | 22:28

E bujshme nga Anglia, Pep Guardiola i “shkel syrin” Milot Rashicës

Milot Rashica ka shkëlqyer këtë sezon te skuadra e Verder Bremenit, duke zgjuar interesin e shumë klubeve prestigjioze Europiane. Pas Dortmundit, Liverpulit, etj së fundi, media britanike ‘Manchester Evening News’, bën me dije se Siti ka bërë një listë prej tre futbollistëve që skuadra e Guardiolës mund t’i transferonte në rast se largohet ylli i tyre Lori Sane.

rashica

Në këtë listë gjendet edhe Milot Rashica së bashku me Leon Beili e Leverkusenit dhe Marko Asensio e Real Madridit. “Rashica vlerësohet lartë në mesin e top-klubeve në Europë dhe përformancat e tij këtë edicion janë rritur.. 23-vjeçari ka shënuar shtatë gola dhe asistuar katër herë në 20 ndeshje në Bundesligës, që është një bilanc mjaft i mirë në një skuadër si Verder Bremen që po lufton për mbijetesë.

rashi

Vederi do të detyrohet të shesë lojtarë nëse bie nga elita. Sa i përket stilit të lojës, roli i Rashicës si një sulmues i brendshëm do të përshtatej në sistemin e Guardiolas. Ndonëse luan me të djathtën, ai shpesh luan në anë të majtë të sulmit dhe ka aftësi për të luajtur edhe si organizator. Shkathtësi të tilla të treguara te një skuadër në vështirësi e bënë sulmuesin nga Kosova një opsion interesant për Guardiolan për ta eksploruar. Ai mund të jetë në dispozicion për maksimalisht 34 milionë euro”, ka shkruar gazeta angleze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"