E bujshme nga Anglia/ Legjenda e Junajtid shumë pranë stolit të klubit të njohur Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 16:15

E bujshme nga Anglia/ Legjenda e Junajtid shumë pranë stolit të klubit të njohur Europian

Sëlltik, skuadra rekordmene e futbollit skocez dhe deri tani, e vetmja skuadër e këtij vendi që ka arritur të fitojë UEFA Champions League, nuk po kalon një situatë të mirë, në vendin e dytë me 64 pikë, 18 pikë larg rivalëve të qytetit Rejnxhërs, tani duhet të kërkojë një trajner të ri, për shkak se, Nil Lenon, dha dorëheqjen nga drejtimi i klubit, mbas dy sezonesh në drejtimin e klubit bardh e gjelbër.

0_inpho_01377392

Sipas mediave në ishull, një nga favoritët për të marrë drejtimin e Sëlltik, është, ish-lojtari i Mançester Junaited, Roi Keane, 49-vjeçari, i cili ka kaluar dhe një përudhë të shkurtër si lojtar te klubi skocez, pritet të ulet në stolin e 51 herë kampionëve të vendit, me tifozët, që në rrjetet sociale, kanë shprehur entuziazëm, për një afrim eventual të irlandezit.

Roi Kin, gjatë karrierës së tij futbollistike, ka fituar 7 kampionate angleze, 4 FA Cup, 4 superkupa të Anglisë, 1 kampionat skocez, 1 kupë të ligës në Skoci, 1 UEFA Champions League dhe 1 Kupë Interkontinentale.

Një faktor i rëndësishëm që tifozët duan afrimin e Kin te Sëlltik është dhe karakteri i tij luftarak që e ka bërë të dallohet gjatë kohës së tij si lojtar aktiv por edhe kur ishte për dy sezone trajner i ekipit të Sandërlend. Mentaliteti i tij fitues besohet se do ta rikthejë Sëlltik në majën më të lartë të futbollit skocez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"