E bujshme nga Anglia, Guardiolës i ofrohet pozicioni i trajnerit te kombëtarja e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 14:46

E bujshme nga Anglia, Guardiolës i ofrohet pozicioni i trajnerit te kombëtarja e…

Pep Guardiolës do t’i ofrohet mundësia të jetë trajneri i ri i Holandës pasi kontrata e tij me Mançester Sitin të mbarojë në vitin 2023.

SPORT-PREVIEW-Pep-Guardiola-Holland,jpg

Sipas “The Mirror”, Federata Holandeze, po bën plane për të siguruar 51-vjeçarin ë drejtojë kombëtaren e tyre. Kjo bazohet dhe nga një deklaratë e Guardoilës i cili ka thënë që hapi tjetër do të jetë drejtimi i një kombëtareje.

Johan Krajf është dhe një arsye më shumë pse Guardiola të zgjedhë “tulipanët”. Legjenda holandeze ka qenë mësuesi i spanjollit në kohën kur ata ishin te Barcelona dhe kjo mund të influencojë Guardiolën që pas aventurës me Sitin të vazhdojë karrierën e tij me Holandën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"