E BUJSHME/ Në verë del lojtar i lirë, PSG-ja “piketon” futbollistin e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 23:55

E BUJSHME/ Në verë del lojtar i lirë, PSG-ja “piketon” futbollistin e Shqipërisë

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe kjo tashmë është e sigurt, teksa është konfirmuar edhe nga vetë agjenti i lojtarit pak ditë më parë.

elseid-hysaj-napoli_tkrhlwt61lt41n5t4woclxo77

Në fund të sezonit, shkodrani mbyll aventurën me të kaltrit, për të vazhduar karrierën diku tjetër. Të shumta janë skuadrat që kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Kombëtares, teksa së fundmi në garë thuhet se është futur edhe PSG-ja. Sipas asaj që raporton “ESPN”, klubi francez po studion disa lojtarë që iu përfundon kontrata në verë, për t’i afruar në skuadër, duke parë edhe periudhën e vështirë që po kalohet në aspektin financiar për shkak të COVID-19.

Në këtë situatë, drejtoi i PSG-së, Leonardo po ndjek me kujdes situatën e David Alaba të Bajernit, Xhorxhino Vajnaldum të Liverpulit, por edhe Elseid Hysajn, të cilët në verë dalin si lojtarë të lirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"