E bujshme/ Në Itali votojnë për përjashtimin e Interit, Milanit dhe Juves nga kampionati. Ja skuadrat që janë pro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 14:41

E bujshme/ Në Itali votojnë për përjashtimin e Interit, Milanit dhe Juves nga kampionati. Ja skuadrat që janë pro

Në këshillin urgjent të mbledhur nga drejtuesit e Serisë A italiane, disa skuadra, ndër to dhe Sasuolo, Atalanta dhe Verona kanë kërkuar përjashtimin e menjëhershëm të Interit, Milani dhe Juventusit nga kampionati.

seria a

Drejtuesit e këtyre klubeve janë ankuar se krijimi i Supër ligës në interes të parave do të shkatërronte kampionatin, pasi ka investime më të mëdha për të bërë në Serinë A, se sa interesi i 3 skuadrave të vetme.

Drejtori ekzekutiv i Sasuolos, Xhon Karnevali u shpreh me tone të ashpra dhe e cilësoi si një lëvizje egoiste të tre ekipeve më të mëdha në Itali formimin e Super ligës.

“Ështe një iniciativë që ka shpërthyer dhe situata do kohën e vet të kuptohet. Futbolli në kohën e pandemisë është bërë i vështirë, është normale që ekipet më të mëdha kanë më shumë humbje dhe sistemi duhet të rishikohet, por në sport duhet të ketë meritokraci, ndonjëherë të jesh shumë lakmitar është egoizëm”.

LEXO EDHE:

“Profecia Klop”, ja çfarë thoshte tekniku gjerman në vitin 2019 për krijimin e Super ligës

Bajern Mynih dhe Dortmund kundër krijimit të Super Ligës: Ne jemi krejtësisht… ndryshe

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"