E BUJSHME/ Ndizet merkato, projektohet shkëmbimi i Kristiano Ronaldos me ish-kapitenin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2021 | 23:44

E BUJSHME/ Ndizet merkato, projektohet shkëmbimi i Kristiano Ronaldos me ish-kapitenin e Interit

Mauro Ikardi dëshiron të kthehet në Itali, teksa Juventusi duket destinacioni i preferuar! Në fakt emri i ish-kapitenit të Interit është përmendur në 3 apo 4 sesionet e fundit të merkatos, por asnjëherë “martesa” nuk është konkretizuar.

ikardi

Ikardi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024, por nuk është i lumtur në klubin parizien. Gjithsesi e vetmja rrugë që për momentin mund të ndezë shanset është ajo e një shkëmbimi me Kristiano Ronaldon.

36-vjeçari ka dhënë sinjale kontradiktore, ku herë herë është dukur sikur dëshiron të largohet e në disa raste sikur nuk kërkon t’i thotë lamtumirë “Zonjës së Vjetër”.

Ikardi përfiton 9 milion euro në sezon dhe nëse Juvja nuk lirohet nga paga e lartë e Ronaldos që kap shifrën e 31 milion eurove në sezon, nuk ka shans që të futet në garë për ish-kapitenin e Interit.

cristiano-ronaldo-complain

Në këtë mënyrë vetëm shkëmbimi kokë më kokë do ta bënte të mundur ardhjen e 28-vjeçarit tek skuadra e Masimiliano Alegrit, i cili ka shprehur për një transferim të mundshëm të sulmuesit argjentinas në Torino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"