Postuar: Shkurt 3, 2023 | 22:52
E BUJSHME/ Ndërpreu kontratën me klubin e njohur turk, Ozil merr vendimin surprizë mbi të ardhmen e tij
Mesut Ozil nuk do të jetë më një lojtar i Istanbul Bashkashehirit, me mesfushorin turko-gjerman që ndërpreu kontratën e tij.
Gjithsesi lajmi që vjen nga Turqia është akoma dhe më i bujshëm.
Siç raportohet, Mesut Ozil ka zgjedhur të varë këpucët në gozhdë dhe të tërhiqet përfundimisht nga futbolli në moshën 34-vjeçare.
Njoftimi zyrtar nga vetë Ozil pritet të vijë në orët në vazhdim, me ish-kampionin e Botës që i jep lamtumirën futbollit të luajtur.
PANORAMASPORT.AL
