E bujshme! Mesi pranon ofertën e klubit të ri, zyrtarizimi i tij bëhet në datën 6 qershor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 22:06

E bujshme! Mesi pranon ofertën e klubit të ri, zyrtarizimi i tij bëhet në datën 6 qershor

Leo Mesi do të largohet nga PSG dhe diçka e tillë nuk ka më kthim pas, teksa duket se kanë marrë fund edhe dilemat se ku do ta vazhdojë ai të ardhmen e tij.

mesi

Mesi do të transferohet në Arabi dhe do të jetë edhe një herë tjetër kundër Ronaldos, duke qenë se ka pranuar ofertën e Al Hilal. Zyrtarizimi i tij do të bëhet në datën 6 qershor teksa më pas nuk do të vonojë as prezantimi zyrtar si futbollist i Al Hilal, ku pritet që të ketë edhe një audiencë të jashtëzakonshme.

Sipas asaj që raporton spanjollja, “Sport.es” klubi arab ka nisur nga puna për të planifikuar gjithçka që në datën 6 qershor të bëhet zyrtarizimi i tij. Mesi do të luajë sot ndeshjen e fundit me fanellën e PSG-së ndaj Klermon dhe më pas do të jetë një lojtar i lirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"