E BUJSHME/ Marrëveshja është një hap larg, Liverpuli godet në merkato. Ylli i Bajernit drejt Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 23:46

E BUJSHME/ Marrëveshja është një hap larg, Liverpuli godet në merkato. Ylli i Bajernit drejt Premier Ligës

Liverpuli është shumë afër goditje në merkaton, teksa është shumë afër firmës me mesfushorin e Bajernit, Tiago Alkantara.

ALCANTARA

“SPORT” raporton ditën e sotme se negociatat mes palëve janë në një fazë të avancuar dhe Alkantara shumë shpejt pritet të kalojë në “Anfield”.

Pas 7 sezoneve me klubin bavarez, mesfushori kërkon sfida të reja dhe nga sezoni i ardhshëm do jetë nën urdhrat e Klop. Marrëveshja midis lojtarit dhe Liverpulit është bërë, ndërsa Bajerni kërkon 35 milion euro për të. Akordi është shumë afër dhe shumë shpejt pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"