E bujshme/ Mançester Junajtid dhe Juventusi në bisedime për shkëmbimin “e çmendur”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 16:30

E bujshme/ Mançester Junajtid dhe Juventusi në bisedime për shkëmbimin “e çmendur”

Mançester Junajtid është në bisedime me Juventusin mbi një shkëmbim të bujshëm. Sipas raportimeve në Itali, klubi anglez dhe Juventus po diskutojnë mbi mundësinë e një shkëmbimi kokë më kokë mes Pol Pogbasë dhe Paolo Dibalës.

pogba dibala

“Tuttosport” pretendon se Juventusi është i gatshëm të përfshijë Dibalën në tratativa për të sjellë Pogbanë në Torino. Trajneri i ri i bardhezinjëve, Andrea Pirlo thuhet se është një fans i madh i Pogbasë, me francezin që është përfolur disa herë për një largim të mundshëm nga Mançester Junajtid. Ndërkohë edhe bisedimet për rinovim mes Dibalës dhe Juventusit kanë ngecur për momentin pasi argjentinasi kërkon të bëhet lojtari i dytë më i pagur në klub pas Ronaldos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"