E BUJSHME/ “Lind” ideja e re te Bajerni, kampionët e Gjermanisë duan lojtarin e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 11:25

E BUJSHME/ “Lind” ideja e re te Bajerni, kampionët e Gjermanisë duan lojtarin e Juves

Bajern Mynihu do sërish në skuadër Duglas Kostën. Janë pikërisht “senatorët” e klubit të madh gjerman që duan rikthimin e brazilianit në Gjermani.

Dagllas Kosta

Siç raporton “Bild” nga një sondazh brenda skuadrës bavarez rezultoi se Duglas Kosta pëlqehet dhe mund të ketë zhvillime në merkaton aktuale, por edhe në atë të verës për të marrë sërish në Gjermani.

Ideja duket se ka lindur pas takimit të Flik me disa nga lojtarët si: Nojer, Myler, Kimish dhe Levandovksi, pas një stërvitje në Doha.

duglas kosta

Ndryshimi i modulit nga ana e Sarrit në 4-3-1-2, ka bërë që Kosta tashmë të mos jetë zgjedhja e parë. Kështu që Bajerni do tentojë për një huazim me të drejtë blerje në merkaton e verës.

Kosta ka luajtur 77 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola me fanellën e Bajernit, gajtë periudhës që ka luajtur.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"