E BUJSHME/ Lacio rrëmben Vedat Muriqin, zbulohen detajet e transferimit të bomberit nga Prizreni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 21:05

E BUJSHME/ Lacio rrëmben Vedat Muriqin, zbulohen detajet e transferimit të bomberit nga Prizreni

Mungon vetëm zyrtarizimi! Vedat Muriqi është goditja e bujshme e Lacios në merkato. Mediat italiane raportojnë se operacioni është mbyllur me sukses, falë këmbënguljes së Igli Tares, i cili ka arritur të mposhtë të gjithë “rivalët” e tjerë, duke siguruar shërbimet e bomberit nga Prizreni, që në të kaluarën është aktivizuar edhe në Kategorinë Superiore në radhët e Teutës dhe Besës.

EfN5vYQWAAEiKUS

18 milion euro do të përfitojë Fenerbahce, që shpenzoi vetëm 3.5 milion euro një vit më parë për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit, i cili do të firmosë kontratë 5-vjeçare me Lacion.

Muriqi do të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon, një shifër kjo e konsiderueshme. Në orët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

mURIQI5

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"