E BUJSHME/ Kristiano Ronaldo pa ekip, në skenë për yllin portugez dalin sheikët e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2022 | 14:33

E BUJSHME/ Kristiano Ronaldo pa ekip, në skenë për yllin portugez dalin sheikët e…

Mund të tingëllojë çuditshëm, por është e vërtetë. Kristiano Ronaldo ndodhet pa asnjë skuadër në mes të sezonit!

RONALDO 1

Ditën e djeshme, Mançester Junajtid ndërpreu kontratën me yllin portugez, pas deklaratave të lançuara nga ky i fundit.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, përveç Çelsit, Bajernit të Mynihut, PSG-së dhe Inter Majemit të Devid Bekam, tani në skenë futen edhe sheikët e Njukasëllit për të fituar shërbimet e 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.

Nuk dihet ende çfarë pritet të ndodhë, por do të jetë një janar i “nxehtë” për çështjen Ronaldo në merkato.

Me Mançester Junajtid në këtë sezon në Premier Ligë, Kristiano Ronaldo u aktivizua gjithsej në 10 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe mos dhuruar dot asnjë asist.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"