Postuar: Nëntor 9, 2019 | 8:38
E BUJSHME/ Krisja me Arsenalin, Xhaka u “afrohet” kuqezinjve të Milanit
Granit Xhaka nuk është më i preferuar te skuadra e Arsenalit pas episodit që ndodhi disa ditë më parë me tifozët. Sharjet e shqiptarit dhe heqja e bluzës me agresivitet ka bërë që mesfushori të përfundojë në merkato. Mediat angleze bëjnë me dije se mesfushori shqiptar është në radarin e Milanit.
Sipas “Daily Express”, 27-vjeçari shihet si lojtar kyç për mesfushën e Milanit, ndaj kanë nisur të lëvizin “gurët” për shërbimet e tij.
Incidenti me tifozët dhe përplasja me trajnerin Unai Emeri ka rritur kuotat e Xhakës për t’u larguar nga “Topçinjtë” e Londrës teksa gjithashtu, raportohet se dhe për takimin e radhës, ai nuk do të grumbullohet me ekipin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"