E bujshme/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kukësi transferon Bruno Telushin në Azerbajxhan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2020 | 23:57

E bujshme/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kukësi transferon Bruno Telushin në Azerbajxhan

Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport” i publikuar në datën 9 shtator! Bruno Telushi është larguar zyrtarisht nga Kukësi, për t’u transferuar te skuadra e Neftçi Baku, në kampionatin e Azerbajxhanit.

120201550_1194050167641493_7966222315727798455_n

Faksimile e faqes së parë të “Panorama Sport” më 9 shtator, ku paralajmërohej shitja e Rrocës dhe Telushit, duke zbuluar emrat e klubeve turke dhe azere

Ka qenë vetë klubi verilindor, që nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me mesfushorin që iu bashkua Kukësit në merkaton e verës nga Partizani.

NJOFTIMI I KUKËSIT:

Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me klubin e Neftchi Baku për transferimin e mesfushorit Bruno Telushi. I afruar këtë merkato vere, Telushi kishte të drejtën të largohej nga skuadra në rast të një oferte.

Në këtë mënyrë, mesfushori është ulur për të diskutur me presidentin Gjici pas ofertës që i ka ardhur dhe klubi ka vendosur të lejojë Telushin për të shkuar në kampionatin azer. Futboll Klub Kukësi i uron suksese Telushit!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"