E BUJSHME/ Klubi shqiptar marrëveshje me emrin e njohur të futbollit europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 0:05

E BUJSHME/ Klubi shqiptar marrëveshje me emrin e njohur të futbollit europian

Klubi i Prishtinës firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me homologët e Beshiktashit në kuadër të stërvitjes dhe përgatitjes së lojtarëve të rinj të skuadrës së Kosovës në akademinë e futbollit turk të Beshiktashit.

prishtina

Lajmi konfirmohet nga vetë Prishtina në faqen e saj zyrtare. Presidenti i klubit Remzi Ejupi u takua në Turqi me homologun Ahmet Nur Çebi.

Për faqen zyrtare të klubit të Prishtinës, Ejupi e konsideroi këtë rast si “takim vëllazëror” me homologun e Beshiktashit.

“Ishte një takim vëllazëror, ku ramë dakord që në të ardhmen të bashkëpunojmë për grup-moshat e reja dhe të organizohen kampe stërvitore për të rekrutuar talentet. U morëm vesh që talentet nga Prishtina të marrin pjesë në turnetë, të cilët i organizon skuadra e Beshiktashit këtu në Turqi dhe ne të sjellim në këtë klub lojtarët më me potencialë që i kemi në Prishtinë në mënyrë që edhe ata ta ndjekin rrugën e Vedat Muriqit, i cili po shkëlqen në Superligën turke”,bën me dije biznesmeni i njohur dhe njëkohësisht presidenti i Prishtinës Remzi Ejupi.

remzi-ejupi

Prishtina është vendosur në Turqi që prej ditës së djeshme ku do të kryejë për 13 ditë përgatitjet për kampionatin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"