E bujshme/ Klubi kosovar gjyq në Lozanë me skuadrat shqiptare, e pëson dhe Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 22:50

E bujshme/ Klubi kosovar gjyq në Lozanë me skuadrat shqiptare, e pëson dhe Skënderbeu

Duket se skuadra kosovare e Prishtinës i ka prishur marrëdhëniet me klubet shqiptare. Ekipi që luan në Superligën e Kosovës do të përballet me skuadrat shqiptare në gjyq, për shkak se klubet shqiptare nuk kanë respektuar të drejtat e trasnferimit për lojtarët e marrë të cilët janë shitur më pas në Europë. Kjo është edhe aryeja pse kosovarët i janë drejtuar Gjykatës së Lozanës.

prishtina-780x439

Në nga klubet që ka marrë lojtarë te prishtinasit ka qenë Skënderbeu i cili duhet thënë ka fituar jo pak nga lojtarët që ka shitur si Liridon Latifi dhe Agim Zeka. Sipas gazetës kosovare “Zëri” ekipi i Prishtinës ndihet i ofenduar nga kjo taktikë e padrejtë e përdorur nga shqiptarët, të cilët nuk kanë paguar të drejtën e formimit që njihet nga UEFA.

Remzi-Ejupi

“I kemi paditur klubet e papërgjegjshme, të cilat kanë marrë nga 3-4 futbollistë dhe nuk kanë treguar as respektin minimal. Padia është bërë për disa klube shqiptare. Kanë marrë edhe klube të shteteve të tjera, por kanë vepruar sipas rregullores duke na dëmshpërblyer. Kështu që ndaj klubeve shqiptare do të marrim masat e duhura ligjore. Sipas rregullores së FIFA-s, klubi mëmë përfiton të drejtën e rritjes dhe edukimit për lojtarët që i ka pasur nga mosha 12-23 vjeç”. – ka thënë President ii klubit të Prishtinës,  Remzi Ejupi

“Klubet e shteteve tjera i kanë kryer obligimet ndaj nesh dhe nuk kemi pasur probleme me to. Ato e kanë respektuar mundin e FC Prishtinës rreth edukimit dhe zhvillimit të futbollistëve që i kanë marrë. Kurse klubet nga Shqipëria kanë pasur sjellje dëshpëruese dhe na kanë detyruar të ndërmarrim masa juridike dhe ligjore. Klubet nga Shqipëria kanë përfituar para të majme ndërsa asnjë falënderim nuk ia kanë shprehur FC Prishtinës e lëre më diçka më shumë”- ka vazhduar më tej ai.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"