E bujshme, klubi i madh turk kërkon talentin shqiptar të Shpresave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2019 | 16:19

E bujshme, klubi i madh turk kërkon talentin shqiptar të Shpresave

Pas paraqitjeve të shkëlqyera që ka bërë me Shkëndijën e Tetovës, Omar Imeri ka tërhequr vëmendjen e klubeve të huaja.Omar-Imeri-Shkendija-1024x1024

Sipas asaj që shkruan “TRT Spor” , Fenerbahçe interesohet për Omar Imerin. Për 19-vjeçarin, klubi turk ka ofruar 350 mijë euro, si dhe mendohet se ka marrë pëlqimin e lojtarit. Drejtuesit turk kanë rënë dakord me lojtarin në fjalë dhe tani pritet të bien dakord edhe me drejtuesit e Shkëndijës. Lojtari grumbullohet me U-21 dhe është një titullar i padiskutueshëm.

Për mesfushorin shqiptar kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për karrierën e tij futbollistike, por edhe për klubin tetovar është një ofertë shumë e mirë. Të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë me talentin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"