E BUJSHME/ Klubi i Kategorisë së Dytë godet në merkato, afron ish-sulmuesin e Kruzeiros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 22:25

E BUJSHME/ Klubi i Kategorisë së Dytë godet në merkato, afron ish-sulmuesin e Kruzeiros

Skuadra juglindore e Devollit ka bërë një goditje big në merkato, vetëm pak ditë para startit të kampionatit, teksa ka afruar ish-sulmuesin 26-vjeçar të Kruzeiros, Gonzalo Latorre. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardheblu nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Latorre

Latorre në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e kombëtares U20 të Uruguait, teksa ka firmosur ditën e sotme me bilishtarët. Klubi bën me dije se sulmuesi uruguaian është pritur nga drejtori sportive Anxhelo Suta në aeroport. Vlen të theksohet fakti se Devolli bën pjesën në Grupin B të Kategorisë së Dytë, teksa ka hedhur kandidaturën për t’u ngjitur në të Parën. Bardheblutë do të rivalizojnë fuqishëm me Pogradecin, AF Elbasanin dhe Labërinë, që ashtu si Devolli, synojnë ngjitjen.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Devolli godet në fund

LATORRE VISHET BLU!

Gonzalo Latorre, 26 vjeç, ish lojtar i Cruzeiro dhe kombëtares së Uruguay U20 ka firmosur ditën e sotme me KF Devolli.

Sulmuesi uruguajan është pritur nga Drejtori Sportiv Z.Suta në aeroport. Klubi i uron mirëseardhjen dhe sa më shumë suksese.

DEVOLLI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"