E bujshme/ Klubi anglez në kërkim të dy sulmuesve, hedh sytë nga… Milot Rashica

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2021 | 19:56

E bujshme/ Klubi anglez në kërkim të dy sulmuesve, hedh sytë nga… Milot Rashica

Sipas prestigjiozes ‘’Football Insider’’, sulmuesi shqiptar Milot Rashica ka rënë në radarët e klubit anglez të Aston Vilës.

milot rashica

Anglezët e kanë kërkuar që verën e kaluar 24 vjeçarin shqiptar, por dy klubet nuk arritën të gjenin marrëveshjen e duhur për transferimin e sulmuesit.

Aston Vila është vënë në kërkim të dy sulmuesve, dhe profili i Rashicës është perfekt pasi mund të luajë në të dy krahët e sulmit.

Milot Rashica ka arritur të shënojë dy gola dhe të japë 5 asiste këtë sezon për ekipin e tij të Verder Bremenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"