E BUJSHME/ Klop kërkon yllin e Barcelonës, katalanasit nuk e japin për më pak se 100 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 22:36

E BUJSHME/ Klop kërkon yllin e Barcelonës, katalanasit nuk e japin për më pak se 100 milionë euro

Jurgen Klop kërkon që futbollisti i Barcelonës Osman Dembele të bëhet lojtar i Liverpulit.

dembele

Media spanjolle “El Desmarque” shkruan se tekniku i kampionëve në fuqi të Europës po projekton një repart të frikshëm sulmues me Salah, Mane, Firminjon dhe francezin e Barcelonës. Por, drejtuesit katalanas nuk pranojnë ta shesin 22-vjeçarin për më pak se 100 milionë €.

Por, nëse Liverpuli nuk ofron të gjitha paratë në dorë, atëherë duhet të ofrojë një nga lojtarët e tij në këmbim. Dembele po vuan një dëmtim serioz këtë sezon, ndërsa është aktivizuar vetëm 9 ndeshje me kampionët e Spanjës duke dalë jashtë preferencave të teknikut Ernesto Valverde. Kjo situatë e krijuar mund ta bindë kampionin e botës për të shkuar në një destinacion të ri.

Megjithatë, duhet të shikohet se sa i vendosur është Liverpuli t’i shkojë çështjes deri në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"