E bujshme/ Juventusi vazhdon me strategjinë e saj, bardhezinjtë gati të “bllokojnë” mbrojtësin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 22:43

E bujshme/ Juventusi vazhdon me strategjinë e saj, bardhezinjtë gati të “bllokojnë” mbrojtësin e Kombëtares

Juventusi prej disa vitesh ka një strategji të veçantë në Itali. Bardhezinjtë gjurmojnë talentet që bien në sy në Serinë A dhe jo vetëm, duke i blerë dhe duke i lënë të rriten profesionalisht në skuadrën e tyre.

kUMBULLA58

Një nga lojtarët që ka spikatur këtë sezon në kampionatin italian, është mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili po bën një vit të shkëlqyer te Verona.

Siç raporton “Calciomercato.com”, Paratiçi ka tentuar të bllokoj pa sukses Marash Kumbullën gjatë verës, kjo pasi Verona besonte në aftësitë e tij. Juventusi kishte planin që ta blinte mbrojtësin dhe ta dërgonte te skuadra e të rinjve, por këtë gjë nuk e lejuan te Hellas Verona.

marash-kumbulla-1024x683

Gjë që nuk do të thotë se Juventusi ka ndaluar tratativat për të bllokuar Kumbullën, i cili është pjesë e një skuadre, që “Zonja” ka marrëdhënie të shkëlqyera dhe është gati t’i riaktivizojë, për këtë çështje.

Kjo media raporton, se puna po vazhdon dhe nuk përjashtohet të ketë një marrëveshje finale mes palëve, duke parë paraqitjet e shkëlqyera të lojtarit shqiptar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"