E bujshme/ Juventusi përgatit një tjetër blerje të madhe, nëse Ikardi nuk vjen “Zonja” do tentojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 14:25

E bujshme/ Juventusi përgatit një tjetër blerje të madhe, nëse Ikardi nuk vjen “Zonja” do tentojë…

Edhe pse Juventusi e ka sulmin të plotësuar me një Higuain në formë dhe një stol plot talent dhe kampionë, kërkon për një tjetër sulmues pykë.

Ikardi

Siç raporton “Tuttosport”, “Zonja e Vjetër” nëse Ikardi nuk do të arrihet, në merkaton e ardhshme, do të tentojë dy emra “big”.

Herri Kejn dhe Gabriel Zhezus, janë sulmuesit që klubi nga Torino ka piketuar.

Kejn

Sulmuesi i Totenhemit nuk po kalon një moment të mirë momentalisht, pasi londinezët janë në krizë dhe largimi qëndron si opsion. Ndërsa Zhezus, nuk dihet se sa mund të lejohej nga Guardiola, të ikte nga Siti.

zhezus

Gjithsesi merkatoja është larg, por puna ka nisur. Juventusi sezonet e fundit ka treguar se çdo verë ka bërë një blerje të bujshme. Mbetet të shihet nëse do të vazhdojë edhe verën e ardhshme.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"