E bujshme/ Juventusi fillon negociatat me rivalët e Serisë A për sulmuesin e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 18:25

E bujshme/ Juventusi fillon negociatat me rivalët e Serisë A për sulmuesin e tyre

“SportItalia” pretendon se Juventusi ka filluar negociatat me Romën për Edin Xhekon, si një alternativë nëse dështojnë pistat Milik apo Morata. Trajneri i ri Andrea Pirlo dëshiron një sulmues të fortë dhe punëtor i cili mund të mbrojë topin dhe të shërbejë për shokët e skuadrës por njëkohësisht të shënojë edhe gola.

xheko

Milik ka qenë një dëshirë e Juventusit që kur në krye ishte Sarri, por Napoli kërkon 50 milionë euro për polakun. Edhe Morata është një tjetër opsion, me spanjollin që po has vështirësi tek Atletiko Madrid. Sipas “SportItalia” Juventusi ka filluar negociatat me Romën, për sulmuesin Edin Xheko. Bosjnaku ka një kontratë me ekipin verdhekuq deri në vitin 2022.

Xheko ka qenë në radarët e Interit verën e kaluar, por zikaltërit nuk arritën të bindin Romën. Boshnjaku ka shënuar 19 gola dhe ka dhuruar 14 asiste në 43 ndeshje me Romën këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"