E bujshme/ Juventus dëshiron Piatekun, gati të sakrifikojë mesfushorin për ish-sulmuesin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 18:52

E bujshme/ Juventus dëshiron Piatekun, gati të sakrifikojë mesfushorin për ish-sulmuesin e Milanit

Juventusi po mendon të shkëmbejë mesfushorin e tij Federiko Bernadeskin me sulmusin e Herta Berlinit, Krishtof Piatek.
hertha-bsc-v-1-fc-union-berlin-bundesliga-Kopie
Media italiane “Calciomercato” raporton se trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo e konsideron ish-sulmuesin e Milanit si zëvendësuesin e Alvaro Moratës. Për të kënaqur gjermanët e Herta Berlinit, “Zonja e Vjetër” është e gatshmë të ofrojë italianin Bernadeski, i cili prej kohësh ka humbur vendin e titullarit te kampionët në fuqi të Serisë A.

Piatek nuk po e gjen veten në Gjermani dhe një rikthim në Itali, aty ku ka lënë shenjë do të ishte më se i mirëpritur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"