E BUJSHME/ Jo vetëm Sauthempton, sheikët e Njukasëllit ofrojnë shifrën e çmendur për Armando Brojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 23:58

E BUJSHME/ Jo vetëm Sauthempton, sheikët e Njukasëllit ofrojnë shifrën e çmendur për Armando Brojën

Armando Broja po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa me paraqitjet dhe golat e tij ka mahnitur të gjithë Premier Ligën me fanellën e Sauthemptonit.

broja

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Premier Ligës, ku vetë Sauthemptoni ka prezantuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për Brojën.

Në drejtim të Çelsit ka ardhur një ofertë tjetër më e lartë për Brojën, ku vjen nga sheikët e Njukasëllit ku kanë hapur “thesin” duke ofruar plot 40 milionë euro.

Palët janë aktualisht në kontakt, por vullneti i drejtuesve të bluve të Londrës duket se nuk dëshiron ta shesë lojtarin në këtë sesion të merkatos dimërore, duke e bërë atë të përfundojë sezonin në klubin e tij aktual dhe më pas të rivlerësojë se çfarë të bëjë në verë.

Aktualisht Armando Broja në këtë sezon me fanellën e Sauthemptonit është aktivizuar në total në Premier Ligë në 18 ndeshje ku ka mundur të realizojë 5 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"