Postuar: Nëntor 24, 2019 | 15:50
E bujshme, ish-trajneri i Partizanit triumfues me Flamengon në Kupën Libertadores
Flamengo fitoi mbrëmjen e djeshme Kupën Libertadores në Amerikën Latine, teksa fitoi me 2 gola të Gabigolit, finalen ndaj River Plejtit.
Por, në stafin e Flamengos është edhe Marsio Sampaio, një emër i njohur në Shqipëri, veçanërisht tek Partizani. Momentalisht, Samapio është përgatitës atletik tek ekipi brazilian, ku trajner kryesor është Horge Jezus, por ndërkohë në vitin 2014, Sampaio ishte trajner i Partizanit.
Më konkretisht, pas largimit të Hasan Likës nga drejtimi i “demave”, drejtimin e ekipit e mori Sampaio, në shkurt të 2014-ës. Sampaio e drejtoi Partizanin për 12 takime, deri në fundin e kampionatit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"