E bujshme, ish-trajneri i Kukësit pranë emërimit tek Shkëndija e Tetovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 22:56

E bujshme, ish-trajneri i Kukësit pranë emërimit tek Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës ende nuk e ka vendosur të zgjedhje një trajner përfundimtar, pas shkarkimit të Qatip Osmanit.

ernest gjokaa

Tetovarët drejtohen nga trajneri i përkohshëm Erhan Selimi, ndërkohë që orët e fundit më i përfolur për të kaluar tek kuqezinjtë flitet emri i Ernest Gjokës.

Ish-trajneri i Kukësit në Shqipëri, pritet që të zyrtarizohet në orët në vijim te Shkëndija. Momentalisht skuadra tetovare renditet në vendin e 6 me 11 pikë të grumbulluara në 9 javët e para dhe plot 9 pikë më pak se Vardari që kryeson Superligën në Maqedoninë Veriore. Megjithatë kampionati është i gjatë dhe ka shumë javë në dispozicion, ndaj synimi i kuqezinjve mbetet sërish titulli kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"