E bujshme/ Ish-trajneri i Kosovës akord me klubin e Superligës turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 15:51

E bujshme/ Ish-trajneri i Kosovës akord me klubin e Superligës turke

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki është pranë akordit me klubin turk Rizespor. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta suedeze “Aftonbladet” e cila zbulon se palët janë shumë shumë pranë akordit.

Ujkani dhe Bunjaki

“Nënshkrimi i kontratës është çështje kohe. Kanë mbetur edhe disa detaje. Menaxheri im dhe ai i Rizesporit janë duke diskutuar detajet e kontratës. Unë jam gati. Rizespor ka tifozë të shumtë, e di pak turqishten dhe mund ta përmirësojë. Për tre muaj mund të dalë në konferencë duke folur turqisht”, ka thënë Bunjaki për “Aftonbladet”..

terim bunjaki

Kujtojmë se te Rizesporti aktivizohen edhe 2 futbollistët e Kosovës, kapiteni Sajmir Ujkani dhe sulmuesi Vedat Muriqi. Portieri kosovar nuk po gjen hapësira në klubin e ri dhe në periudhën e fundit ka ngrohur stolin. Me afrimin e Bunjakit, portieri kosovar do të kishte më shumë hapësira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"